Pas prodhimeve bujqësore të serave prej disa ditësh në treg kanë dalë prodhimet e fushës, kryesisht perime, që nga domatja, speci, patëllxhani dhe të tjerë. Mirëpo, si shumë fermerë të tjerë edhe këto të perimeve të fushës janë të shqetësuar për mungesën e tregut dhe ajo që është më kryesorja çmimet e përgjysmuara krahasuar me një vit më parë.
Për fermerët tregu është aq i ftohtë saqë habitet se ku hanë gjithë këto turistë që vijnë në vendin tonë.
Në kushtet enjë tregu që nuk premton gjë tjetër vetëm falimentin, fermerët apelojnë ministrinë e linjës që krahas numërimit të turistëve nga zyrat, të zbresin dhe të shikojnë nga afër gjendjen e fermerëve.
Nëse mbështetja do të mungojë, atëherë vitin e ardhshëm, sipërfaqet e tokave që do të mbeten djerrë pritet të rriten, pasi fermerët nuk kanë më mundësi të mbjellin me çmime të larta të shërbimeve dhe të shesin produktet e tyre me çmime të përgjysmuara.