Një pikë në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe humbja kundër Liverpool kanë krijuar një atmosferë jo pozitive në shtëpinë e Inter. Për ti rikthyer sa do pak buzëqeshjen trajnerit Inzaghi ka menduar Robin Gosens, i cili pas afro 5 muajsh në bokse, për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral në kofshën e djathtë, është gati të zbres në fushë, është përfshirë nga Inzaghi në listën e lojtarëve për sfidën kundër Geona të premten në mbrëmje.
Sipas Sky Sport, goditja e merkatos së janarit ka dhënë sinjale pozitive, sigurisht nuk është ende gati të zbres në fushë nga minuta e parë por mund të jetë një alternativë në çdo moment të ndeshjes.
Një tjetër lajm i mirë është se me grupin është bashkuar edhe Matias Vecino i cili ka lënë pas dëmtimin në gju dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit.