Anëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj tha se Salianji me lëvizjet e tij së fundmi, ka si synim që të forcojë pozitën e tij në politikë. Sipas tij, Salianji i  ka dhënë garanci Berishës se do të arrijë të bindë disa prej deputetëve të grupimit të Alibeajt që t’i bashkohen. “Ka disa ditë në media që raportohet se ka përpjekje për të ndryshuar kreun e grupit parlamentar. Sali Berisha pretendon se ka bërë një kuvend të rregullt, të vetmen strukturë që nuk komandonte dot, ishte grupi parlamentar dhe atë po kërkon të bëjë. Ka hyrë një pelivan (Salianji) në politikë që do ta shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozitat e tij. I ka dhënë garanci Berishës që arrin të marrë disa nga të Ali-Bashës”- u shpreh Topallaj.