Deputeti demokrat Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare ditën e sotme me vendim të Komisionit të Etikës. Ai u përfshi në një debat me socialistët pasi nga foltorja e Kuvendit i cilësoi ata si ‘bastardë’. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ai që kërkoi mbledhjen e Komisionit të Etikës në rast se Spaho nuk do të kërkonte falje.

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ndërpreu seancën për disa minuta për të komunikuar më pas vendimin e Komisionit për përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës si deputet për një ditë.