“Ky është vendim i jetës sime, nuk e fus në votim sepse PD do përçahet.” Kështu ka deklaruar në mbledhjen e sotme në selinë blu, Lulzim Basha pasi përjashtoi paraardhësin, njëkohësisht liderin historik të partisë nga grupi parlamentar.

Siç konfirmon për abcnews.al gazetari Juxhin Mustafaraj, Basha e ka cilësuar vendim të jetës, ndërkohë që mbledhja e sotme e grupit dhe anëtarëve të kryesisë u zhvillua me tensione të shumta.

Shtatë deputetë dolën kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar si të gabuar përjashtimin.  Deputetët kundër ishin: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj dhe Kreshnik Çollaku.

Ndërsa katër deputetë të tjerë u shprehën pro, ata ishin: Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.