Kjo e diel shënon 13-vjetorin e vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm, të cilët kishin dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë së kohës, që drejtohej nga Sali Berisha.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F754362740072278%2F&show_text=false&width=560&t=0

Në Bulevard janë mbledhur qindra qytetarë për të përkujtuar të vrarët e 21 janarit. Pas fjalës në kryeministri, Edi Rama dhe familjarët do të mbajnë homazhe në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kujtim të viktimave të 21 Janar 2011.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se për 21 janarin nuk është bërë ende drejtësi.

“Drejtësia për 21 janarin është ende në ajër. 21 janari kërkon nga drejtësia që të bëhet drejtësi e plotë, dhe drejtësi do të thotë se përgjegjësit të shkojnë para drejtësinë dhe të marrin ndëshkimin,. Më të nuk e kërkojnë  vetëm familjarët e viktimave, shoqëria, por edhe Gjykata Evropiane”, tha Manja.