Një aksident i trefishtë me makinë ka përfunduar në një konflikt të dhunshëm mes disa personave mbrëmjen e sotme, në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet.

Një makinë tip BMW ka qenë në ndjekje të një makine Benz, duke e përplasur atë dhe dy makina të tjera.

Mësohet se dy persona nga makina BMW kanë dalë me leva hekuri dhe janë vënë në ndjekje të personave të tjerë që kanë qenë në makinën Benz.

Burime bëjnë me dije se pas aksidentit, personat e përfshirë në janë konfrontuar fizikisht, duke përdorur edhe mjete të forta si leva.

Më pas ata janë larguar nga vendngjarja, pasi kanë kuptuar se policia po vinte në zonë.