Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me gardën në Kuvend, në përpjekje për të çarë kordonin e policisë.
Protestuesit kërkojnë mos arrestimin e Berishës,kur pritet që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e tij.
“Berisha, Berisha”, thërrasin ata njëzëri, ndërsa u kërkojnë policëve të hapin rrugën.
Qindra policë janë angazhuar gjatë kësaj ditë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa Parlamenti dhe presidenca janë blinduar.
Top Channe