
Një lajm i fundit vjen nga Korca, ku ka pasur mbremjen e sotme nje konflikt fizik mes disa vajzave. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve.
Sipas informacioneve paraprake, sherri mes të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit, duke lënë të plagosur një vajzë.
E dëmtuara është, e njohur për publikimin e materialeve komprometuese në një faqe në Instagram, ku denigroheshin vajza dhe djem minorenë nga zona e juglindjes së vendit. Dyshohet se përplasja ka pasur si motiv pikërisht aktivitetin e saj në rrjetet sociale, që ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.
Pas incidentit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat dy vajza dhe një djalë të përfshirë në përleshje.
E plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës ku po merr trajtim mjekësor dhe pritet të merret në pyetje sapo gjendja shëndetësore ta lejojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të personave të përfshirë. Burime policore bëjnë me dije se janë sekuestruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë në zonë, që pritet të ndihmojnë hetimin.
Njoftimi:
Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.
