Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në Qafë Thanë.

Sot me dt. 27.07.2023 rreth ores 16:00 ne linjen Librazhd-Qafe Thane ne vendin e quajtur Pengu nje autoboti i ngarkuar me nafte me targa me drejtues shtetas Moldav A. Buhne ka humbur kontrollin e mjetit dhe eshte permbysur si pasoj eshte care boti dhe ka ka pasur derdhje nafte rruge.

Nje mjet tip honday eshte perfshire i gjithi ne flake dhe targat nuk dallohen me drejtues mjeti Dritar Vinca banues ne SHBA. Ky mjet nuk ka pas kontakt me botin e naftes por duke kaluar ne afersi kane marre flake gomat dhe me pas eshte djegur plotesisht! Nuk raportohet per te lenduar.\

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.

Egnatia news