Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në Francë.
Sipas mediave vendase, shoferi i një autobusi që transportonte nxënës shkolle ka humbur kontrollin dhe si pasojë autobusi është përmbysur.
Një 15-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa 20 nxnënës kanë mbetur të lënduar.
Siç njoftoi prokuroria e Chartres (qyteti ku ndodhi aksidenti), shoferi i autobusit 26-vjeçar iu nënshtrua testit të drogës dhe rezultoi pozitiv.
I riu është arrestuar dhe ndaj tij ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia.
Ministri i Transportit i Francës, Philippe Tabaro, i cili shkoi në vendin e aksidentit, tha se ngjarja është tragjike.
Ai bëri të ditur se ka ngarkuar Byronë për Hetimin e Aksidenteve të Transportit Tokësor që njëkohësisht me hetimin gjyqësor të bëjë hetime për të përcaktuar rrethanat e sakta të tragjedisë.