Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin juglindor të Rusisë, Samara ku si pasojë e përmbysjes së autobusit 2 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal. Në autobus ndodheshin pasagjerë nga Uzerbekistani, të cilët ishin nisur për në Nizhny Novgorod.
Në autobus ndodheshin 66 persona, 15 prej të cilëve u dërguan në spital.