Një barkë me emigrantë është përmbysur pranë ishujve spanjollë Canary mëngjesin e sotëm, duke lënë të paktën nëntë njerëz të vdekur dhe 48 të zhdukur, njoftonin shërbimet e shpëtimit detar.
Ata shtonin se 84 njerëz ishin në bordin e barkës, nga të cilët 27 u shpëtuar nga shërbimet që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë nga brigjet e El Hierro, një nga ishujt e arqipelagut spanjoll në oqeanin Atlantik.
Tragjedia e sotme vjen pas asaj me 39 emigrantë të vdekur në fillim të këtij muaji, teksa bënin një kalim të ngjashëm nga Senegali drejt ishujve Canarie, nga ku emigrantët tentojnë të kalojnë në kontinentin evropian.
Kreu rajonal i ishujve Kanarie, Fernando Clavijo shkruante në rrjetin X se tragjedia, “thekson rrezikun e madh të rrugës së Atlantikut drejt tokave spanjolle.
“Ne duam që Spanja e BE të veprojmë me bindje kundër kësaj tragjedie të strukturuar njerëzore, ku humbin jetë pranë kufijve jugorë të Evropës”, tha ai.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kishte vizitua më herët Mauritaninë e Gambian për arritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me vende të origjinës së emigracionit, por fluksi ardhjeve të reja dhe humbjes së jetëve në det nuk është reduktuar.
Rreth 40,000 emigrantë kanë mbërritur në ishujt Canaries në vitin 2023, një rekord që pritet të thyhet edhe këtë vit, shkruan rrjeti AFP.
Një barkë me emigrantë është përmbysur pranë ishujve spanjollë Canary mëngjesin e sotëm
Top Channel