Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 në bypassin e Fierit, në afërsi të spitalit Memorial.
Burime për FaxNews, informojnë se një automjet tip “Mazda” është përmbysur në mes të autostradës ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe djali i tij kanë marrë lëndime të lehta në trup dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia rrugore dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.
