Home ELBASANI SOT VIDEO/PËRMBYTEN DY FSHATRA TË BASHKISË ELBASAN

VIDEO/PËRMBYTEN DY FSHATRA TË BASHKISË ELBASAN

48

Llatja jemi në terren

 Në bashkinë e Elbasanit nga e hëna ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan ku janë nën ujë rreth 2 ha toka bujqësore. Në njësinë administrative Shushicë Kolektori i ujrave të larta ka sjellë prurje të ngurta dhe ka dëmtuar argjinaturën e kanalit duke dalë në dy anët e duke shkaktuar përmbytje të tokave aty pranë. I pranishëm në terren për të vëzhguar nga afër problemet e shkaktuara nga ky përrua në njësinë administrative të Shushicës ishte kryebashkiaku Gledian Llatja I cili tha se nga ndërmarrja e shërbimeve publike është ndërhyrë për riparimin e argjinaturës e për të eleminuar rrezikun e përmbytjes së banesave.

Burime zyrtare bënë me dije se fshatrat malorë janë mbuluar nga dëbora, por aktualisht të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Reshjet kanë sjellë problematika në disa vende. Ndërsa zonat malore janë zbardhur nga bora e parë.