Kanë mjaftuar vetëm 2 orë reshje shiu në qytetin e Gramshit, që qyteti të përmbytej. Më problematike janë rrugët e brëndshme të lagjeve dhe bulevardi kryesor i qytetit.
Reshjet e tepërta kanë bllokuar dhe kanalizimet e ujërave të zeza të cilat janë bashkuar me ujin e shiut dhe kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit.
Është dashur ndërhyrja urgjente e zjarrfikësve të qytetit që kjo situatë të merrej nën kontroll të plotë ku ujërat e rrëmbyeshëm kanë paralizuar ambjentet e brëndshme të komisariatit të policisë së Gramshit.
