Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që goditën Brazilin juglindor kanë vrarë të paktën 54 persona, sipas numrit të fundit zyrtar të vdekjeve të publikuar nga autoritetet, ditën e gjashtë të operacioneve të kërkim-shpëtimit.
“Unë ju dërgoj lutjet e mia, Zoti ju bekoftë”, tha Papa në spanjisht në një video të ngarkuar në faqet e mediave sociale nga Vatican News, agjencia zyrtare e lajmeve e kishës katolike romake.
Më shumë se 680 mm shi ranë në 24 orë në fund të javës së kaluar në San Sebastião, një vendpushim bregdetar 200 km nga Sao Paulo, dyfishi i mesatares mujore.
Autoritetet braziliane vlerësojnë se rreth 30 persona janë ende të zhdukur dhe kërkimet janë duke vazhduar në rrethet më të goditura, ndërsa pothuajse 4000 njerëz u zhvendosën.