Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme nga përmbytjet që përfshinë Agia Pelagia-n në Kretë. Eugenia Kyrilova, 49 vjeç, rezultonte e zhdukur deri mëngjesin e së dielës por u gjet sot e pajetë nga bashkëshorti.

49-vjeçarja po udhëtonte në të njëjtën makinë me 50-vjeçarin Kostas Vergakis, i cili po ashtu humbi jetën pasi automjeti u përmbys në një kanal. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, Eugenia po shkonte me 50-vjeçarin në Agia Pelagia për të pastruar shtëpinë e tij kur automjetin e mori rrjedha.

Ajo tentoi të hapte derën e të dilte për të shpëtuar por e mori rrjedha dhe trupi i saj i pajetë u gjet vetëm sot. Bashkëshorti i saj po shpresonte që ta gjente të gjallë por më kot. Ai vetë e gjeti të pajetë. Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve. /abcnews.al