Një çift turistësh u digjet mjeti në Bredhin e Hotovës në Përmet duke rrezikuar djegien masive të drurëve halorë në këtë zonë.

Zjarri i rënë në automjetin e çiftit të turistëve gjermanë, pas ndërhyrjes së PMNZSH Gjirokastër e cila ka shkuar në kohë rekord, bëri të mundur shmangien e flakëve në pyllin halor.

Burimet bëjnë me dije se zjarri në automjet ndodhi për shkaqe teknike të një shkëndije në grupin elektrik.

Ndërhyrja në kohë rekord bëri të mundur minimizimin e dëmeve që mund të ishin rënda.

Në vendngjarje u angazhuan dhe forcat policore.