Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për përndjekje. Mësohet se i riu përndiqte prej një viti një vajzë 29 vjeçare.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme./abcnews.al
