
Të ftuar në emisionin maratonë “Big Brother VIP Fan Club” për të diskutuar në lidhje me rrugëtimin e finalistes Egli Tako së bashku më ish-banorët dhe opinionistët kanë qenë Sara Gjordeni dhe Milaim Zeka. Të dy ata kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat e lojës së banores dhe jo vetëm…
Pjesë nga biseda:
Heidi: Si arriti Egli në finale?
Sara: Duke bërë pak nga të gjitha dhe duke u përfolur nga të gjithë. Duan apo nuk duan ta pranojnë të gjithë e kanë përmendur të paktën njëherë Eglin ose kanë disutuar të paktën një veprim të saj.
Heidi: Egli Tako një banore strategjike apo një banore e cila ka përdorur më shumë zemrën e saj?
Milaim: Unë mendoj që Gjesti ka qenë fusha më e fortë magnetike e Eglit. Merita e Eglit që ajo është në finale është meritë absolute e Gjestit dhe jo e lojës së saj.
Heidi: Pra Egli nuk ka asnjë meritë të saj shkoi në finale vetëm prej Gjestit?
Milaim: Merita e saj është vetëm e bërtitura, histeria dhe përndjekja.
Sara: Jo, jo, jo.
Milaim: Unë po e analizoj lojën në këndvështrimin tim.
