Policia ka arrestuar një 37 vjeçar, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.
Në momentin që është vënë re nga Policia, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se 37-vjeçari është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar.
Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al