Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Blutë njoftojnë se dyshojnë se i riu dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
