Damian Gjiknuri me vendim të Kryeministrit Edi Rama do të jetë drejtues politik i qarkut të Elbasanit. Me herët ai ka drejtuar qarkun e Vlorës dhe për këtë arsye ka falënderuar publikisht të gjithë mbështesit e PS në këtë qark.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Gjiknuri shkruan:

Krenar për skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë, të cilën pata fatin ta drejtoj dhe kënaqësinë të bashkëpunoj për një periudhë pesëvjeçare. Gra e burra, djem e vajza me të cilët arritëm rezultat rekord në dy palë zgjedhje parlamentare, duke marrë 8 mandate deputetësh dhe shënuar fitoren më të thellë, për Partinë Socialiste në rang vendi.

Votën dhe besimin që na dhanë qytetarët për të qeverisur ne e kthyem në një paketë investimesh prej 1 miliard euro, të cilat transformuan plotësisht Qarkun e Vlorës. Tani është koha që energjinë dhe frymën, që me sukses e krijuam në Vlorë, ta përcjellim në gjithë Shqipërinë.

VloraNukNdalet

ShqipëriaNukNdalet