Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve.
Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.
Janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie, ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar.
Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.