Një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një 67-vjeçar humbi jetën pas përplasjes nga një motomjet. Policia njoftoi se shtetasi E. F., një 18-vjeçar nga Çaushli, Maliq, është arrestuar në flagrancë për ngjarjen. Dyshohet se ai ka përplasur këmbësorin A. S., 67 vjeç, banues në Velitërnë, i cili nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve.
Sipas njoftimit të policisë, 18-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor janë duke kryer hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky aksident ka tronditur komunitetin dhe ka nxitur reagime për sigurinë rrugore.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 18 vjeç, banues në Çaushli, Maliq, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka përplasur shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Velitërnë, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën. 18-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
