Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
