
Aksident i rëndë raportohet ne tunelin e Kalimashit në rrugën e Kombit.
Dy makina janë përplasur në dalje të tunelit në Kukës.
Sipas njoftimeve te deritanishme perplasja mes dy mjeteve ka ndodhur ne dalje te tunelit.
Reagon policia e Kukesit:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
