Nje aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnjë‐ Fier, në afërsi të fshatit Savër.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, aksidenti ka shkaktuar bllokim të rrugës dhe radhë kilometrike në autostradë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të vënë nën kontroll situatën.

Mësohet se personat të cilët udhëtonin në mjetet respektive janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zjbardhjen e rrethanave të aksidentit.