Tre persona humbën jetën, pasi dy avionë të vegjël u përplasën në Boulder County, Kolorado, SHBA.
Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e djeshme, 17 shtator.
“Ishte orës 9 të mëngjesit (ora lokale) kur policia “mori një telefonatë urgjente” nga dëshmitarët që panë të dy avionët të përplaseshin në ajër, në veri të Denverit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve lokale në zonë
Dy pasagjerët e avionit “Cessna 172 “dhe piloti i “Sonex Xenos” u vranë. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), dy avionët u përplasën pranë aeroportit Vance Brand në Longmont, Kolorado.
Rrethanat e sakta të rrëzimit të avionit janë nën hetim./Abcnews.al/.