Një aksident është shënuar mëngjesin e së martës në aksin rrugor “Fier-Ballsh”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërës prej tyre dhe vajza e tij 12 vjeçare që ndodhej me të.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al
