DURRËS

Një aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit.

Policia njofton se viktimë ka mbetur një grua me inicialet E. H., e cila ishte pasagjere në njërin prej mjeteve të përplasura.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)