
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Gjadrit. Dy makina, që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Autoritetet po kryejnë veprimet administrative të nevojshme.
