Ditën e sotme është raportuar për një aksident në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përfshirë dy makina.

Nga aksidenti fatmirësisht është raportuar paraprakisht se nuk bëhet fjalë për persona të lënduar. Ndër të tjera mësohet se dëmet materiale nga të dyja palët janë mjaft të konsiderueshme.

Ndërkohë  policia e Korçës sapo ka mbërritur në vendngjarje për një ekzaminim më të qartë të aksidentit dhe rrethanave që e sollën atë.

(I.SH/Faxweb.al)