Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën ndërsa njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
