Dy pilotë francezë kanë vdekur pasi avionët e tyre Rafale u përplasën në ajër në lindje të Francës në një aksident të rrallë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Emmanuel Macron.

“Me pikëllim mësojmë vdekjen e kapitenit Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens në një aksident ajror në një mision stërvitor Rafale. Kombi ndan dhimbjen e familjeve të tyre dhe shokëve në armë në bazën ajrore 113 në Saint-Dizier”, postoi Macron në X.

Mesditën e së mërkurës, dy avionë Rafale nga skuadroni i transformimit Rafale (ETR) në bazën ajrore Saint-Dizier, në Haute-Marne, u përplasën me njëri-tjetrin gjatë rrugës së tyre për një mision rifurnizimi në Gjermani.

“Kapiteni Sébastien Mabire, instruktor dhe togeri Matthis Laurens, pilot praktikant, ishin në një Rafale me dy ulëse gjatë një misioni stërvitor në kohën e përplasjes”, tha Ministria e Forcave të Armatosura në një njoftim për shtyp të mërkurën në mbrëmje, ndërsa një nga pilotët u gjet shëndoshë e mirë.

“Piloti i Rafale-it të parë u hodh dhe u gjet i plagosur lehtë nga shërbimet e urgjencës”, saktëson Ministria e Forcave të Armatosura, duke shtuar se “rrënojat e Rafale-it tjetër me dy ulëse, nga ana e tij, u pikasën më vonë në pasdite në qytetin e Harmonville (Vosges).