Një aksident ka ndodhur në qafën e Koshovicës, ku ka mbetur i lënduar një punonjës policie i Fierit.
Mjeti i policisë që ai drejtonte është përplasur me një makinë, e për pasojë efektivi ka marrë lëndime të shumta dhe është dërguar me urgjencë drejt spitali.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit, dhe është ndaluar përkohësisht dhe drejtuesi i mjetit tip Ford.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.