Një 23-vjeçare ka gjetur vdekjen në mnëyrë tragjike ndërsa ndodhej në dasmën e motrës.

Mercédesz Vivien Zakor, 23-vjeç nga Hungaria mbërriti në Itali në Torre di Mosto (Venecia) për të marrë pjesë në dasmën e motrës.

Ajo doli nga restoranti për të pirë cigare kur u përplas nga dy makina duke humbur jetën.

Mësohet se mjegulla e dendur kishte përfshirë zonën ku ndodhi aksidenti.

Disa dëshmitarë pohuan se e panë 23-vjeçaren duke dalë nga restoranti. E reja kaloi portën e restorantit ku po festonte çifti dhe të afërmit dhe papritur një makinë e goditi duke e hedhur në anën  tjetër të rrugës.

Ndërsa disa sekonda më vonë, një makinë e dytë e ka goditur sërish 23-vjeçaren për shkak edhe të mjegullës së dendur e cila e kishte ulur dukshmërinë në rrugë.

Policia e Portogruaros mbërriti në vendin e ngjarjes dhe tentoi të rindërtojë dinamikën e aksidentit, ndërsa drejtuesit e dy makinave u shoqëruan në ambientet e komisariatit, raporton TgCom.