Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kacen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjarja e ndodhur në vitin 2019.
32-vjeçari u gjet fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”.
Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.