Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit ditën e sotme pasi më datë 30.07.2023, në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, ka aksidentuar për vdekje një person.

Sipas policisë autori pas ngjarjes është larguar nga vendngjarja ku dhe ka braktisur automjetin.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një aksident të ndodhur më datë 30.07.2023, në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.