Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 35 vjeçar, në drejtimin e një kamionçine, përplasi me mjetin e tij një grup çiklistësh, duke plagosur 7 prej tyre, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në Show Low, rreth 200 km në verilindje të Phoenix.
I dyshuari më pas u largua nga vendngjarja me shpejtësi dhe u ndoq nga policia për disa kilometra, derisa efektivët e qëlluan pranë një dyqani. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por dëshmitë nga vendngjarja bëjnë me dije se 35 vjeçari i goditi qëllimisht çiklistët që merrnin pjesë në një garë bamirësie.
A2