Në vitin 1999, një revistë amerikane kishte parashikuar rrëzimin e aksioneve të Amazon, duke e quajtur themeluesin Jeff Bezos një “ndërmjetës” të thjeshtë.
‘’Ideja që Ceo Amazon Jeff Bezos ka filluar një paradigmë të re biznesi është pa kuptim,” filloi artikulli që shfaq dhe një karikaturë të Bezos brenda një bombe.
Ndërsa parashikimi nuk u bë i vërtetë, Bezos përdori kopertinën e revistës për të postuar një mesash frymëzues në Twitter.
”Dëgjo dhe ji i hapur, por mos lejo askënd të të thotë kush je. Kjo ishte vetëm një nga historitë e shumta që na tregonin të gjitha mënyrat se si do të dështonim. Sot, Amazon është një nga kompanitë më të suksesshme në botë dhe ka revolucionarizuar dy industri krejtësisht të ndryshme. ” shkroi në postim Bezzos.
Ky postim i njeriut të dytë më të pasur në botë nuk kaloi pa u vënë re dhe nga CEO i Teslës Elon Musk.
Me këtë deklaratë Musk nuk ka asgjë kundër por i ka kujtuar Bezos se me gjithë revolucionarizimin ai nuk ka arritur të jetë në krye të listës së më të pasurve në botës .
Musk ka publikuar postimin e Jeff Bezos dhe poshtë saj ka vendosur një emoji që i kujton atij se ai është në vend të dytë.
Kujtojmë që deri më sot Elon Musk është njeriu më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 222 miliardë dollarësh.
Rritja e aksioneve të Tesla dhe vlerësimet e tregut të ri që i atribuojnë Space X një vlerë prej më shumë se 100 miliardë janë themelore.
Jo shumë poshtë numrit një të Amazon, me një vlerë prej 191.7 miliardë dollarë qëndron Bezzos.
Me pak fjalë, disa miliarda dollarë më shumë janë të mjaftueshme për Musk për të bërë një ngacmim në mediat sociale.