Vetëm pak minuta më parë, delegatët e UEFA-s vendosën shtyrjen për disa minuta të ndeshjes së vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League, mes Tiranës e Besiktasit, pas përplasjes së dhunshme mes dy tifo-grupeve të pranishme në stadiumin “Air Albania”.

Mirëpo, ndërprerja duket se ishte vetëm për pak minuta, pasi ndeshja tashmë ka nisur dhe delegatët e UEFA-s, së bashku me gjyqtarët pas një “mbledhjeje” të shkurtër në dhomat e zhveshjes ua kanë bërë të qartë tifozëve se nëse do të ketë trazira të tjera në tribuna, ndeshja do të pezullohet përfundimisht. /i.m /abcnews.al