Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për shtyp për mediat ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit kundrejt qytetarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike.
Bardhi akuzoi policinë se ka shkelur ligjin, ndërsa e paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse mendon se do të fitojë zgjedhjet në 25 Prill me ndihmën e kriminelëve i ka bërë llogaritë gabim.
Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme ku banditë me rekorde kriminale dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e partisë demokratike të cilët ishin në shesh për të festuar ditën e Verës bashkë me kryetarin e opzitës Luzlëzim Basha. Kemi publikuar foto dhe video, dhjetra qytetarë panë ato portrete të cilët ishin dhe eskorta e kryeministrit Rama. Nëse Edi Rama ka menduar se do të fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar që po i përdor për ti frikësuar sdhe shatazhuar qytetarët gjatë këtyre 24 orëve po e njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim”– thotë Bardhi.
Ora news