Një vendim i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’ia hequr kompetencat kryetares së komanduar, Anuela Ristani e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt bëri xhiron e medieve, ndërsa nisën spekulimet se kishte një përplasje të fortë mes Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.

Vetë Veliaj në një reagim pasdite deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim duke ia rideleguar sërish kompetencat Anuela Ristanit.

Ndërkohë, Ristani në një reagim për një emision televiziv tha se nuk është e besuara Ramës siç është quajtur dhe se komunikimin me kryeministrin e ka pasur për herë të parë kur i është deleguar detyra.

Po ashtu tha se në bashki nuk është zënë askush “me gishta në vesh” duke shtuar se gjithçka ndodhi me çështjen e delegimit, ishte një keqkuptim.about:blank

“Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj

. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në reagimin e saj.