Gjatë debatit që Nita po bënte me Dean mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip Albania foli edhe Qetsori i cili tha diçka që Efit nuk i pëlqeu. Kjo e fundit me tone të ashpra i tha atij të qepë gojën dhe t’i drejtohet me respekt.
Nita: Këto që thotë Dea, nuk janë ashtu.
Dea: Ka filluar të bëhet shumë ngacmuese ditët e fundit dhe bën ironi. Kur arriti dhe tha për Kristin që ai ka sjellje çnjerëzore, thash një sekond se ishte thjesht një lojë. Sa herë reagoj, nuk do të thotë që po të sulmoj ty Nita.
Efi: Nitës thjesht po i vjen fundit dhe po përpiqet të krijoë situata me çdo kusht.
Dea: Nita do të qëndrojë këtu brenda. Në lojë, nuk e kam parë kurrë kështu më përpara.
Nita: Kur më ka parë Dea duke më sulmuar më ka heshtur. Në këtë shtëpi gjykohesh edhe kur bën mirë.
Dea: Unë të kam folur dhe të kam përqafuar atë pasdite. Ti nuk doje, doje të mbajë qëndrim.
Qetsori: Kafshoje gjuhën se…
Efi: He çfarë? Me mua qepe gojën. Me mua qepe gojën.
Qetsori: Shiko përpara, mos më shih fare mua.
Efi: Trego respekt, respekt!
Luiz: Duke marrë parasysh që këto të dyja janë finaliste, kanë pozicion më komod. Nuk e duan Nitën në finale dhe e shfrytëzojën këtë sulm. Duke patur kundër këto të dyja dhe Kristin, normal që do ndihet keq Nita.
Efi: Më vjen keq që i dëgjoj këto fjalë. Unë pash një sjellje ndryshe nga Nita. Luizi e bëri lëmsh të gjithë situatën, duke i kapur dy e nga dy, tre e nga tre.
Kristi: Nita është e justifikuar për gjendjen emocioanle që ka. U mërzita pak kur më tha që jam çnjerëzor. Ne kur e mbyllën bisedën nuk folëm më fare. Luizi gjeti rastin, erdhi dhe hodhi ato të vetat. E fryu Nitën.