Një konflikt i armatosur ka ndodhur në Koropit të Greqisë mesditën e sotme, mes shqiptarëve dhe personave të komunitetit rom në këtë zonë.
Gjithçka nisi kur një makinë ka ndaluar anash rrugës dhe një pasagjer ka nxjerrë armën duke qëlluar një tjetër person që ishte në një Audi të bardhë.
Autori më pas është larguar me një “Opel Astra” ngjyrë gri, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurit që ishte një mjetin audi.
Policia po punon për kapjen e autorit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj përplasje.