Një përplasje mes shqiptarëve ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në Casarza Ligure.

Një i ri shqiptar ka marrë një goditje me thikë në gjoks, ndërsa dy bashkatdhetarë të tij janë shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake, dy personat e shpallur në kërkim, e kishin ndjekur të riun dhe më pas e kishin goditur, shkruan Ansa. 

Karabinierët e Sestri Levantes po kryejnë hetime duke kontrolluar kamerat e shumta të ndodhura në zonë.

/Abcnews.al/