Projektligji i PS për faljen e gjobave ka shkaktuar debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend.
Opozita ka bllokuar disa herë foltoren gjatë rreth tre orëve seancë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nuk ka lejuar të flasë ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, i cili mori fjalën në foltore.
Opozita akuzon maxhorancën se ishte vetë ajo që i dënoi padrejtësisht qytetarët, ndërsa kjo e fundit u kërkoi të bashkëpunojnë.
Manja: Vini këtu mbani Parlamentin, o zotëri bëhuni një moment e bashkohuni me ne ta miratojmë para vitit të ri. Ne i kemi votat dhe do ta kalojmë brenda këtij sesioni faljen e gjobave.
Top Channel