Home AKTUALITET Përplasjet në takimin me Vuçiç/ Reagon Kurti: Treguam qëndrimin tonë kritik, kam...

Përplasjet në takimin me Vuçiç/ Reagon Kurti: Treguam qëndrimin tonë kritik, kam bërë 4 propozime në këtë takim, nuk u pajtuam për…

9

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për mediat pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Kjo është deklarata e Kurtit:

“Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq.

Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.

Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim:

Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.

Sot pasdite z.Borrell takohet me Presidentin Biden.